Vizita e parë e punës e një delegacioni nga Moldavia
Më 6 dhjetor 2022, u mbajt takimi i parë i punës ndërmjet përfaqësuesve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Institutit Kombëtar të Metrologjisë të Republikës së Moldavisë me drejtorin dhe punonjësit e Byrosë së Metrologjisë. Qëllimi i vizitës ishte laboratori për testimin e naftës dhe derivateve të naftës në Byronë për Metrologji dhe mënyrën e funksionimit të tij, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IShT) të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kolegët nga Moldavia patën mundësinë të ndiqnin të gjithë procesin e testimit të cilësisë së derivateve të naftës në laborator dhe të merrnin përgjigje për të gjitha pyetjet në lidhje me mënyrën se si kontrollojnë inspektorët e IShT-së, në bashkëpunim me stafin ekspert nga laboratori i byrosë, derivatet e naftës të cilat janë lëshuar në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesit e Institutit Metrologjik moldav vizituan edhe laboratorët e kalibrimit të Byrosë për Metrologji dhe shprehën dëshirën për thellimin e bashkëpunimit me personelin e laboratorëve, në drejtim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave metrologjike, të cilat do të përcaktoheshin dhe konfirmoheshin nga nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi. Në këtë kontekst, drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Mr. Merita Mustafai, theksoi se Byroja për Metrologji është gjithmonë e gatshme të takojë të gjitha organizatat e metrologjisë, të cilat janë të përkushtuara për zhvillimin dhe përparimin e metrologjisë dhe se kjo vizitë hap mundësia e bashkëpunimit afatgjatë në interes të të dy vendeve.