Drejtori i Byrosë për Metrologji, realizoi takim pune me profesoreshën e nderuar Hristina Spasevska e cila është Kryetare e Këshillit Metrologjik të Byrosë për Metrologji. Këshilli Metrologjik është organ këshilldhënës i Byrosë për Metrologji, i cili i jep përkrahje në pjesën e legjislacionit, si dhe metrologjisë shkencore dhe industriale.
Drejtori Selami dhe kryetarja Spasevska u dakorduan për bashkëpunim konstruktiv, të sinqertë dhe produktiv, i cili do të ndihmojë Byronë, në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët.