Menu

Takim me përfaqësues të Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shkup, në ambientet e Byrosë së Metrologjisë, tema: Veturat elektrike dhe lufta kundër ndotjes

04/02/2025 by

Më 04.02.2025, në zyrat e Byrosë së Metrologjisë ishte në vizitë këshilltari ekonomik pranë ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, zotëri He Binghua. Si teme diskutimi ishte mundësia e importimit të veturave elektrike.

U diskutuan kriteret për importimin e automjeteve elektrike nga Republika e Kinës. U shpjegua se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare kandidate në Bashkimin Evropian, është e obliguar t’i zbatojë rregulloret e Bashkimit Evropian. U shpjegua se procedura e homologimit, e cila kërkon që të gjitha automjetet të plotësojnë disa kërkesa teknike, synon marrjen e një produkti të sigurt dhe cilësor. Byroja e Metrologjisë, si zbatuese e Ligjit për automjete, ka sqaruar se në sferën e miratimit të automjeteve, janë tre postulate mbi të cilat bazohet procedura e homologimit dhe këto janë: Mbrojtja e mjedisit njerëzor, siguria dhe mbrojtja nga vjedhjet. Përfaqësuesve të Ambasadës Kineze iu dhanë udhëzime se si dhe cilat direktiva zbatohen me rastin e miratimit të automjeteve dhe kërkohen për import në Republikën e Maqedonisë së Veriut . Gjithashtu u prezantua se në tregun maqedonas tashmë janë të pranishme një duzinë markash që posedojnë miratimet e nevojshme evropiane.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com