Në Bruksel – Drejtori i Byrosë për Metrologji bashke me punonjësit e laboratorit për masë po marrin pjesë në takimin vjetor të Komitetit Teknik të Euramet për Masat dhe Sasitë e përafërta, i cili mbahet në Institutin e Metrologjisë Kombëtare të Belgjikës.
Në kuadër të këtij Komiteti Teknik, gjatë këtyre ditëve do të mbahet takimi i partnerëve nga projekti EMPIR për ndarjen e njësisë së masës 1 kg. Në takime do të prezantohen aktivitetet e projektit, duke përfshirë Byronë e Metrologjisë së RMV-së, e cila ka punuar gjatë muajve të fundit për përgatitjen e një dokumenti strategjik për laboratorin e masës dhe ndërkrahasimet, për të krahasuar aftësitë matëse të kalibrimit të BM me partnerët tjerë.
Qëllimi përfundimtar do të jetë ngritja e nivelit të kalibrimit të peshave të klasës E1.