Laboratoritë për kalibrim të Byrosë për Metrologji, janë të besueshëm në rezultatet nga matja!
Më 17 dhe 18 tetor, nga ana e Trupit Nacional për Akreditim u bë riakreditimi i laboratorëve për kalibrim. Ekipin për vlerësim e përbëjnë Vlladimir Janevski nga Instituti për Akreditim të RMV-së në rolin e vlërësuesi udhëheqës dhe Prof. D-r Davor Zvizdiç – Kryetar i Komitetit Teknik për kualitet të EURAMET, në rolin e vlerësuesit për temperaturë, lagështi relative dhe shtypje. Pas mbarimit të vlerësimit, ekipi përsëri e konfirmoi sistemin për udhëheqjen me kualitetin dhe besimin në rezultatet nga matja, të cilat i japin laboratoritë e kalibrimit në Byronë për Metrologji.