Menu

Konferenca e 27-të e Përgjithshme mbi Peshat dhe Masat në Francë

12/12/2022 by

Në periudhën 15-19.11.2022, në Versajë të Parisit, u mbajt Konferenca e njëzet e shtatë e Përgjithshme e Peshave dhe Masave (CGPM), në kuadër të aktiviteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM).

Konferenca e përgjithshme mbahet në Versajë, Paris, në mbledhjen e Organizatës Ndërkombëtare, një herë në katër vjet. Misioni i saj është të diskutojë dhe inkurajojë masat e nevojshme për përhapjen dhe përmirësimin e sistemit metrik, si dhe të miratojë përcaktime të reja bazë metrologjike, të cilat mund të bëhen në intervalin ndërmjet takimeve.

Vendimet që merren në këtë konferencë merren me votim të përfaqësuesve të shteteve, pra çdo shtet ka të drejtën e një vote. Anëtarët e plotë të Komitetit Ndërkombëtar janë delegatë të qeverive të tyre.

Organizata Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave operon nën drejtimin dhe mbikëqyrjen ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave, i cili përbëhet nga delegatë të të gjitha qeverive kontraktuese”.

Ministria e Ekonomisë – Byroja e Metrologjisë u përfaqësua nga Merita Mustafai, Drejtoreshë e BM dhe Bianka M. Stoilkovska, menaxhere e cilësisë.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com