Komiteti Teknik i Rrjedhës në EURAMET 18-20 mars 2023
Përfaqësues të Byrosë së Metrologjisë në periudhën prej 18 deri më 20 mars, 2023 ishin pjesëmarrës në Komitetin e tridhjetë e katërt teknik EURAMET për Rrjedhë (EURAMET TC – Flow Meeting 2023), i cili këtë vit u mbajt në Lublanë, Republika e Sllovenis e organizuar nga Instituti Kombëtar i Metrologjisë të Sllovenisë (MIRS).
Në takim ishin të pranishëm rreth 55 pjesëmarrës, përfaqësues nga Instituti Kombëtar i Metrologjis dhe institute të emëruara nga disa vende Europiane. U prezantuan projektet aktuale, rezultatet e marra dhe problemet, krahasimet ndërlaboratorike në fushën e vëllimit të lëngjeve, rrjedhës së lëngjeve, rrjedhës së gazit dhe shpejtësisë së rrjedhjes së lëngjeve, aktivitetet dhe projektet vijuese,me prioritetet tematike të inovacionit industrial, shëndetit, energjisë/energjisë së gjelbër dhe transformimit digjital, si dhe prezantimin e nikoqirit të ardhshëm të EURAMET Komiteti Teknik – Rrjedhës 2024 në Kajani Finlandë i organizuar nga Instituti Kombëtar Metrologjik i Finlandës.