Investojmë në kuadrot tona profesionale!
Në periudhën prej 13.03.2023 deri më 17.03.2023, dy përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë – Byroja e Metrologjisë, Aneta Atanasoski dhe Andrea Siljanovska, kanë ndjekur trajnimin në Institutin e Metrologjisë në Kishinau, Moldavi.
Qëllimi i trajnimit ishte njohja e përgjithshme me funksionimin e pajisjeve për testimin e korrektësisë së njehsorëve elektrikë, mënyrën e vendosjes dhe lidhjes së njehsorëve, si dhe njohjen me softuerin e duhur për punën me pajisjet.