FORUM ELEKTROBUS
Drejtori i Byrosë për Metrologjisë, Z. Sedad Rushani dhe disa nga punonjësit e Departamentit të Homologimit morën pjesë në Forumin “Autobusi Elektrik” në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike: Autobusët elektrikë janë çelësi për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Forumi u mbajt më 21 shkurt 2025.
Është prezantuar autobusi tërësisht elektrik IK E120, produkt i kompanisë hungareze IKARUS. Në këtë forum morën pjesë edhe përfaqësues nga kompania IKARUS, të cilët prezantuan karakteristikat teknike të këtij autobusi si zgjidhje e mundshme në të ardhmen për kaosin e trafikut jo vetëm në Shkup, por edhe në qytetet e tjera të mëdha në botë, dhe që duhet të kontribuojë edhe për më pak ndotje.
Autobusi është 12.9 m i gjatë dhe kapaciteti i baterisë është deri në 350 km me një karikim të vetëm. Kapaciteti total i pasagjerëve është 111, nga të cilët 35 janë për ulje.
Ngjarja u mbështet me prezantime nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Shoqata e Elektromobilitetit, të cilat janë duke punuar në mënyrë aktive për promovimin e teknologjive të pastra.