Në pajtueshmëri me procedurat për punë të Komitetit Teknik të Cilësisë së Euramet, EURAMET TC-Q, në periudhën prej 28 deri më 30 mars të vitit 2023, në Bern të Zvicrës, në Institutin Federal të Metrologjisë METAS, u mbajt takimi vjetor i komitetit të cilësisë, me synimin për të vërtetuar Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në Institutin Kombëtar të Metrologjisë dhe institutet përcjellëse, nëpërmjet shqyrtimit të raporteve vjetore të dorëzuara dhe diskutime me të gjitha vendet anëtare të EURAMET.
Puna e qendrës laboratorike të Byrosë së Metrologjisë dhe të gjitha ndryshimet në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, për një periudhë 1-vjeçare, u prezantua përmes një raporti vjetor, i cili u pranua nga komiteti i ekspertëve të EURAMET TC-Q (Komiteti Drejtues), pa asnjë vërejtje apo mospërputhje.
Pas takimit vjetor të EURAMET TC-Q, në kuadër të udhëtimit zyrtar, Delegacioni i Byrosë së Metrologjisë i udhëhequr nga drejtori Abdul-Selam Selami ka zhvilluar takim edhe me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e saj Melehate Muftarovska, ku u diskutua për ndërmjetësimin dhe ndihmën e Ambasadës sonë në marrëveshjet bilaterale ndërmjet Byrosë së Metrologjisë dhe Institutit Federal të Metrologjisë METAS, në fushën e metrologjisë shkencore, industriale dhe juridike.