Dita Botërore e Metrologjisë 20 maj 2022
Metrologjia në epokën dixhitale
Tema e Ditës Botërore të Metrologjisë – 2022 është Metrologjia në epokën digjitale. Kjo temë u zgjodh sepse teknologjia digjitale po bën revolucion në komunitetin tone. Më saktësisht, metrologjia, shkenca e matjes, luan një rol qendror në zbulimet dhe inovacionet shkencore, prodhimin industrial dhe tregtinë ndërkombëtare, në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në mbrojtjen e mjedisit global. Dita Botërore e Metrologjisë është një festë vjetore e nënshkrimit të Konventës së Metrologjisë më 20 maj 1875 nga përfaqësues të shtatëmbëdhjetë shteteve. Konventa përcakton kuadrin për bashkëpunimin global në shkencën e matjes dhe në aplikimet e saj industriale, tregtare dhe sociale. Qëllimi fillestar i Konventës së Matjes – unifikimi i matjes në botë – mbetet po aq i rëndësishëm sot sa ishte në 1875. Projekti i Ditës Botërore të Metrologjisë zbatohet bashkërisht nga BIPM dhe OIML.
Me atë rast, në Byronë e Metrologjisë u promovuan pajisjet e reja të blera përmes projektit IPA. Në promovim morën pjesë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer.