Menu

Cilësia e derivateve nën vëzhgim – Po forcohen kontrollet inspektuese në tregun maqedonas

05/12/2024 by

Cilësia e derivateve nën vëzhgim - Po forcohen kontrollet inspektuese në tregun maqedonas

Është nënshkruar marrëveshja për shfrytëzimin e laboratorit për testimin e cilësisë së derivateve të lëngëta ndërmjet Inspektoratit Shtetëror të Tregut (IDP) dhe Byrosë së Metrologjisë.

prani te Ministres së Energjitikës, Xehetarisë dhe e lëndeve të para Minerale, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Byrosë së Metrologjisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Marrëveshja për përdorimin e laboratorit për testimin e cilësisë së derivateve të lëngëta synon të forcojë kontrollet mbi cilësinë e derivateve të lëngëta dhe të sigurojë siguri më të madhe për konsumatorët.

 Marrëveshja është nënshkruar nga drejtorët e dy institucioneve – Vlatko Stojkoski nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Sedad Rushani nga Byroja e Metrologjisë, në prani të ministres Sanja Bozinovska, me çka u zyrtarizua bashkëpunimi për kontroll dhe transparencë më të madhe në ofrimin e derivateve të lëngshme cilësore.

“Me këtë lëvizje shteti dërgon një mesazh të qartë: derivatet e cilësisë së ulët nuk kanë vend në tregun maqedonas. Konsumatorët marrin cilësi dhe besueshmëri, ndërsa institucionet tregojnë se janë të përkushtuara për standarde më të larta dhe mbrojtje më të mirë të interesit publik”, tha Bozinovska.”

 

Në pesë vitet e fundit, përkundër marrëveshjeve të nënshkruara të bashkëpunimit, janë kryer një numër i vogël i analizave të derivateve të lëngëta dhe kjo marrëveshje parashikon një rritje drastike të vëllimit të kontrolleve inspektuese. Ekipet e inspektimit do të përdorin laboratorin për marrjen e mostrave dhe testimin sipas planeve vjetore të paracaktuara, por edhe për inspektime të jashtëzakonshme.

 

“Sipas planit për vitin 2025, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, do të kryhen rreth 220 analiza të cilësisë së karburanteve, me të cilat vendosen standarde më të larta për respektimin e rregulloreve dhe standardeve maqedonase. “, tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski.

 

 

 

“Me këtë marrëveshje Byroja e Metrologjisë vendos laboratorin e tij – të lëvizshëm dhe fiks – në shërbim të grupeve të inspektimit. Laboratori është i akredituar për 26 metoda testimi dhe do të mundësojë analiza të shpejta dhe precize të cilësisë së karburanteve direkt në terren”, tha drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Sedad Rushani.

 

Duke përdorur laboratorin e akredituar të Byrosë së Metrologjisë, ekipet e inspektimit do të kryejnë testime të detajuara dhe të shpejta në terren, duke siguruar kontrollin e cilësisë dhe duke dërguar një mesazh të qartë se karburantet nën standard nuk kanë vend në tregun tonë.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com