Menu

Byroja për Metrologji pjesë e shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 1 – Lëvizja e lirë e mallrave

08/02/2023 by

Byroja për Metrologji  pjesë e shqyrtimit dypalësh për Kapitullin 1 - Lëvizja e lirë e mallrave

Në periudhën prej 06-09 shkurt 2023 në Bruksel po mbahet skrining dypalësh i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për kapitullin 1: Lëvizja e lirë e mallrave, kapitull në të cilin Byroja e Metrologjisë merr pjesë me dy ligje: Ligji për metrologji dhe Ligji për automjete. 

Subjekti i shqyrtimit është zbatimi i 5 direktivave të BE-së nga metrologjia (direktiva për njësitë matëse, produktet e ambalazhuara, shishet matëse, peshoret joautomatike dhe instrumentet matëse) dhe 3 direktivat e BE-së për automjetet (Direktiva për miratimin e mjeteve motorike, traktorëve dhe traktor-rimorkio dhe automjete me dy dhe tre rrota), në aktet nënligjore dhe mënyrën e zbatimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Delegacioni nga Byroja e Metrologjisë, i kryesuar nga drejtoresha Merita Mustafai, me sukses prezantoi punën e tij shumëvjeçare para anëtarëve të Komisionit Evropian dhe mori konfirmimin se zhvillimi i metrologjisë po shkon në drejtimin e duhur dhe në frymën evropiane.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com