Shkupi, respektivisht Byroja për Metrologji e RMV-së, këto tre ditë është nikoqire e Takimit vjetor të Bordit të Drejtorëve nga Grupi i Punës EURAMET për ngritjen e kapaciteteve të instituteve të metrologjisë nga vendet evropiane.
Në fjalën përshëndetëse drejtori Selami, si nikoqir i këtij eventi të rëndësishëm, theksoi ndër të tjera se Byroja e Metrologjisë duhet të vazhdojë të ndjekë praktikën e përbashkët të BE-së, të përcaktuar në rregullat dhe procedurat e EURAMET.
Kjo lidhet ngushtë me krahasimin e standardeve kombëtare për matjen dhe njohjen e metodave të kalibrimit dhe testimit, e cila arrihet me pjesëmarrjen aktive në projektet EMPIR dhe EURAMET, për krahasimet ndërlaboratorike dhe prezantimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë në Komitetin Teknik të Cilësisë.