Në punëtorinë dy ditore në Pragë të Çekisë u diskutua për instrumentet mjeksore që bëjnë matjen e shtypjes së gjakut në sy. Kjo punëtori ishte si vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara në muajin qershor, 2022 në Most të Çekisë ku pjesëmarrës ishin poashtu një grup të punësuarish në Byronë për Metrologji, RMV. Gjithashtu, me punime u prezantuan dhe disa nga palët e interesuara nga shtete të ndryshme të Europës.
Pjesë e projektit “CEFTON” janë shtetet si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia dhe Çekia si bartëse e projektit.
Projekti ka për qëllim informimin, trajnimin e të punësuarve nëpër institucionet metrologjike nëpër Europë sa i përket verifikimit dhe kalibrimit të instrumenteve mjeksore që bëjnë matjen e shtypjes së gjakut në sy. Gjatë kësaj periudhe sa po zgjat projekti, ekipi nga Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë praktikat e nevojshme për të filluar një etapë të re në këtë sferë të metrologjisë në vend. Ky projekt përkrahet nga gjigandi Euramet.