Komiteti Teknik 2022 në Boras të Suedisë
Komitetin Teknik 2022 në Boras të Suedisë
Këtë vit, nga data 6 – 8 shtator u organizua mbledhja e rradhës e EURAMET në Boras të Suedisë. Pjesëmarres ishin shumë shtete të Europës. Në këtë komitet Teknik u prezantuan projekte të cilat janë implementuar dhe projekte të cilat janë në implementim e sipër. Gjatë takimeve u propozuan ide të reja për realizimin e projekteve në dobi të metrologjisë europiane. Përpos takimeve, qendra RISE në Suedi kishte organizuar edhe vizitë në laboratoret e tyre, me ç‘rast pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër mënyrën si funksionon laboratori i presionit, masës, etj..
Poashtu u bë dhe prezantimi i projektit për kalibrimin e instrumenteve për matjen e shtypjes së gjakut në sy në të cilin janë pjesë aktive shtetet si Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Çekia dhe Moldavia. Koordinator i këtij projekti është Instituti I Metrologjisë në Çeki.
Stafi i Byrosë për Metrologji nga Maqedonia e Veriut ishte e përfaqësuar nga pesë të punësuar në sektore të ndryshme të po këtij institucioni te cilët kishin mundësinë të krijojnë kontakte të reja dhe mundësi të tjera për bashkëpunim.