FUSHA E ZGJERUAR E AKREDITIMIT TË LABORATORIVE TË KALIBRIMIT
Laboratorët e kalibrimit të Byrosë për Metrologji rritën fushën e akreditimit për tre matje shtesë – lagështia relative, matjet akustike dhe matjet elektrike. Pas përfundimit të suksesshëm të vlerësimit mbikëqyrës të lartpërmendur me zgjerimin e akreditimit në përputhje me MKS EN ISO/IEC 17025, të kryer nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë dhe ekspertë teknikë në fushat e lartpërmendura nga Drejtoria për Masa dhe Metalet e Çmuara – Instituti Kombëtar Metrologjik i Republikës së Serbisë.
Sistemi i menaxhimit të cilësisë në përputhje me MKS EN ISO/IEC 17025 është akredituar nga IARM që nga viti 2012 dhe në fund me zgjerimin e fushës së akreditimit, janë akredituar laboratorët për kalibrim në këto fusha: masë, ngarkesë dhe rrjedhje, temperatura dhe lagështia relative, presioni, madhësia elektrike dhe matjet akustike.