Ministrja e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale, znj. Sanja Bozhinovska, vizitoi Byronë për Metrologji
Ministrja e Energjetikës, Xehetarisë dhe e Lëndëve të Para Minerale, znj. Sanja Bozhinovska, sot më 20.02.2025 vizitoi Byronë për Metrologji, e cila është organ në kuadër të së njëjtës Ministri. Ministrja Bozhinovska vizitoi të gjitha laboratorët e kalibrimit dhe testimit dhe me secilin nga stafi teknik bisedoi për funksionimin e tyre. Ministrja Bozhinovska i dha mbështetje të plotë punës së Byrosë për Metrologji dhe theksoi se në të ardhmen do të avokohet për përmirësimin e mëtutjeshëm të punës së Byrosë.