Pjesëmarrja në Takimin Vjetor të BD-WGCB EURAMET
Sipas procedurave të punës së Grupit të Punës për forcimin e kapaciteteve të Institutit Kombëtar të Metrologjisë (EURAMET BD-WGCB), në periudhën 14-18.10.2024, Drejtori i Ministrisë së Energjetikës, Xehetarisë dhe Lëndëve të para Minierale-Byroja e Metrologjisë, me dy përfaqësues nga Departamenti për Zhvillimin e Metrologjisë nga Byroja e Metrologjisë morën pjesë në takimin vjetor të këtij grupi punues, i cili u mbajt në Sarajevë, në Institutin Kombëtar të Metrologjisë së Bosnjë dhe Hercegovinës-IMBiH. Në takimin treditor u diskutua për mundësitë e zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të instituteve të vogla të metrologjisë, të cilat janë ende në zhvillim e sipër, si dhe për mbështetjen që duhet të japin institutet kombëtare të metrologjisë nga BE-ja, anëtarët e EURAMET, përmes trajnimeve, skemave mentoruese dhe granteve për lëvizshmërisë. Gjatë takimeve morën pjesë aktive përfaqësuesit nga Franca, Gjermania, Lituania, Estonia, Moldavia, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Finlanda, Çekia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe shumë përfaqësues të instituteve të metrologjisë u bashkuan në lidhje online nga vende të tjera evropiane. U prezantua edhe mënyra e funksionimit të projektit të ri CaBuCo (Koordinator për ngritjen e kapaciteteve), i cili është vënë në funksion nga data 01.10.2024 dhe çdo institut i metrologjisë do të mund të aplikojë elektronikisht për trajnime, skema mentorimi dhe grante mobiliteti. Çdo katër muaj do të ketë një thirrje për aplikim. Si pjesë e takimit vjetor, përfaqësues nga Byroja e Metrologjisë vizituan laboratorët e kalibrimit dhe testimit të IMBiH dhe patën mundësinë të diskutojnë nevojat e pajisjeve dhe transferimin e njohurive ndërmjet dy instituteve të metrologjisë.