Me sukses përmbyllëm sot takimin vjetor treditor të Bordit të Drejtorëve nga grupi i punës së EURAMET, nikoqir i të cilit ishte Byroja për Metrologji e RMV-së.
Ishte një takim i frytshëm me pjesëmarrje aktive të të gjithë pjesëmarrësve, si të atyre që ishin me prezencë fizike nga Gjermania, Lituania, Estonia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Molldavia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Portugalia, Finlanda, Kroacia, Republika Çeke, Mali i Zi, poashtu edhe me lidhje online u inkuadruan edhe shumë përfaqësues të instituteteve metrologjike nga vendet tjera të Evropës.
Ndërtimi i kapaciteteve të instituteve metrologjike, mbetet një nga prioritet si për institutet tjera, ashtu edhe për Byronë për Metrologji të Repubikës së Maqedonisë së Veriut!