Në Sarajevë – Në Institutin e Metrologjisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, drejtori i Byrosë së Metrologjisë së RMV-së, Avdul Selami Selami me drejtoreshën znj.Milica Ristoviç Krstiç, sot nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim të dy institucioneve për periudhën e ardhshme pesë vjeçare. Fushat specifike të bashkëpunimit përfshijnë, por nuk kufizohen në fusha me interes të përbashkët, siç janë:
– Zbatimi i punës së përbashkët kërkimore dhe pjesëmarrja e përbashkët në programet evropiane për kërkim dhe zhvillim,
– Identifikimi i temave specifike për bashkëpunim në metrologji (masa, vëllimi, rrjedha, dendësia, gjatësia dhe këndi, presioni, frekuenca e ulët AC/DC, temperatura, lagështia relative, koha dhe frekuenca, akustika, cilësia e naftës dhe derivateve të naftës, materialet referuese ),
– Shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në lidhje me harmonizimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike që lidhen me acquis evropiane dhe legjislacionin kombëtar të të dy vendeve,
– Kryerja e matjeve krahasuese dypalëshe me etanole referente,
– Kalibrimi i pajisjeve dhe etaloneve referuese,
– Mbajtja e seminareve dhe kurseve të trajnimit ndërmjet laboratorëve,
– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për testimin e cilësisë së karburantit,
– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për verifikimin e instrumenteve matëse,
– Vizitat e kolegëve të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë,
Bashkëpunimi do të jetë i mundur edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Aktivitetet e bashkëpunimit do të vendosen sipas programit të marrëveshur më parë.
Drejtori Selami, falenderoi drejtoreshën Krstiç për mikëpritjen e ngrohtë dhe kontributin e saj dhe Institutit të Metrologjisë së BH-së, që bashkëpunimi me Byronë për Metrologji të RMV nga sot të bëhet realitet.