Më datë 13 dhe 14 qershor, në Torino, po mbahet takimi vjetor i partnerëve pjesëmarrës në projektin EMPIR për ndarjen e kilogramit të njësisë së masës.
Takimi organizohet nga Instituti Metrologjik i Italisë (INRIM), dhe në takim marrin pjesë 11 shtete përfaqësues të Institutit Metrologjik, anëtarë të plotë të EURAMET.
Byroja e Metrologjisë përfaqësohet nga drejtori Avdul-Selam Selami dhe punonjësit e laboratorit të masës.
Duke pasur parasysh faktin se projekti është tashmë në fazën përfundimtare, e cila duhet të përfundojë deri në fund të vitit, në dy ditët e ardhshme partnerët duhet të përmbledhin rezultatet e detyrave të parashikuara dhe të bien dakord për afatet për dorëzimin e rezultateve për raportet teknike, të cilat duhet t’i dorëzohen komiteteve EMPIR dhe EURAMET.