Matjet që mbështesin sistemin global të ushqimit
20 Maj – Dita Botërore e Metrologjisë feston nënshkrimin e Konventës së Matësit për unitetin e matjeve në botë. Tema e Ditës Botërore të Metrologjisë 2023 është “Matje që mbështesin sistemin global të ushqimit”. Kjo temë u zgjodh për shkak të sfidave në rritje të ndryshimeve klimatike dhe shpërndarjes globale të ushqimit në botë,popullsia do të arrijë në 8 miliardë në fund të vitit 2022. Dita Botërore e Metrologjisë është një përkujtim vjetor i nënshkrimit të Konventës së Metrologjisë më 20 maj të vitit 1875 nga përfaqësues të shtatëmbëdhjetë kombeve. Konventa vendosi kornizën për bashkëpunimin global në shkencën e matjes dhe aplikimet e saj industriale, tregtare dhe shoqërore. Qëllimi fillestar i Konventës së Matjes – uniformiteti i matjes në të gjithë botën – mbetet po aq i rëndësishëm sot sa ishte dhe në vitin 1875.