Në periudhën prej 06-09 shkurt 2023 në Bruksel po mbahet skrining dypalësh i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian, për kapitullin 1: Lëvizja e lirë e mallrave, kapitull në të cilin Byroja e Metrologjisë merr pjesë me dy ligje: Ligji për metrologji dhe Ligji për automjete.
Subjekti i shqyrtimit është zbatimi i 5 direktivave të BE-së nga metrologjia (direktiva për njësitë matëse, produktet e ambalazhuara, shishet matëse, peshoret joautomatike dhe instrumentet matëse) dhe 3 direktivat e BE-së për automjetet (Direktiva për miratimin e mjeteve motorike, traktorëve dhe traktor-rimorkio dhe automjete me dy dhe tre rrota), në aktet nënligjore dhe mënyrën e zbatimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni nga Byroja e Metrologjisë, i kryesuar nga drejtoresha Merita Mustafai, me sukses prezantoi punën e tij shumëvjeçare para anëtarëve të Komisionit Evropian dhe mori konfirmimin se zhvillimi i metrologjisë po shkon në drejtimin e duhur dhe në frymën evropiane.