Memorandum bashkëpunimi mes Byrosë për Metrologji, RMV dhe Institutit çek të Metrologjisë në Brno të Çekisë
Sot në Bërno të Çekisë, drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Mr. Merita Mustafai dhe drejtori i Institutit çek të Metrologjisë (CMI), Dr.Jiri Tesar nënshkruan memorandum bashkëpunimi me të cilin më për së afërmi precizohen format e bashkëpunimit të cilat tradicionalisht kanë ekzistuar ndërmjet dy institucioneve. Memorandumi përfshin ndihmë dhe konsulencë teknike, pjesëmarrje e përbashkët në projekte hulumtuese, këmbim eksperiencash nga ekspertë, etj.. Përkrahja e vazhdueshme e institutit çek është e mirëseardhur, sidomos në fazën e përgaditjeve të byrosë për skriningun sa i përket domenit të metrologjisë.