Më datë 22.11.2022 në ambientet e Byrosë së Metrologjisë, drejtoresha e Byrosë për Metrologji, Merita Mustafai dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, firmosën Memorandum për Bashkëpunim – Marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta për mënyrën e shfrytëzimit të laboratorit për testimin e cilësisë së karburantit, për nevojat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, teksa kontrollon këtë derivat.
Byroja për Metrologji, si operator i laboratorit të testimit të cilësisë së lëndëve djegëse të lëngëta, disponon pajisje moderne, automatike për testimin e 10 parametrave të mazutit:
1
|
SMK EN ISO 12185:2009
|
Nafta dhe produkte të naftës – Përcaktimi i dendësisë – Metoda e oscilimit të tubit U
|
Mazut
|
2
|
SMK EN ISO 3405:2013
|
Nafta dhe produkte të naftës – Përcaktimi i karakteristikave të distilimit në presionin atmosferik
|
Mazut
|
3
|
SMK EN ISO 3104:2020
|
Produktet e naftës – Lëngjet transparente dhe të errëta – Përcaktimi i viskozitetit kinematik dhe llogaritja e viskozitetit dinamik
|
Mazut
|
4
|
SMK EN ISO 10370:2016
|
Produktet e naftës – Përcaktimi i mbetjes së koksit – Metoda mikro
|
Mazut
|
5
|
SMK EN ISO 6245:2008
|
Produktet e naftës – Përcaktimi i hirit
|
Mazut
|
6
|
SMK EN ISO 8754:2008
|
Produktet e naftës – Përcaktimi i përmbajtjes së squfurit – Spektrometria e fluoreshencës me rreze X me shpërndarje të energjisë
|
Mazut
|
7
|
SMK EN ISO 3016:2019
|
Nafta dhe produktet e ngjashme nga burimet natyrore dhe sintetike – Përcaktimi i pikës së derdhjes
|
Mazut
|
8
|
SMK ISO 3734:2007
|
Produktet e naftës – Përcaktimi i ujit dhe sedimenteve në vajrat e mbetura – Metoda e centrifugimit
|
Mazut
|
9
|
SMK EN ISO 3170:2006
|
Lëngjet e naftës-Marrja e mostrave manuale
|
Mazut
|
10
|
SMK EN 14275:2015
|
Lëndët djegëse të automobilave – Vlerësimi i cilësisë së benzinës dhe karburantit dizel – Marrja e mostrave të shpërndarësve të karburantit me pakicë dhe shpërndarësve komercialë të karburantit
|
Benzin, Naftë, Mazut
|
Inspektorati Shtetëror i Tregut me qëllim të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, në bazë të të cilave është kompetent për të kryer mbikëqyrjen inspektuese të cilësisë së lëndëve djegëse të lëngshme në procedurën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, në përputhje me këtë marrëveshje, do të përdorë laboratorin për testimin e cilësisë së karburanteve të lëngshme në Byronë për Metrologji.