Në datat 11 dhe 12 tetor 2022, në Talin, Estoni, u mbajt takimi i shtatë i Drejtorëve të Instituteve Kombëtare të Metrologjisë, në kuadër të Grupit të Punës për Ngritjen e Kapaciteteve të EURAMET – BD WGCB. Qëllimi i këtij grupi pune është të mbështesë vizionin e një Rrjeti Europian të Metrologjisë koherente, efikase, të qëndrueshme dhe të integruar, të identifikojë dhe propozojë masa për ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve të të gjithë anëtarëve të EURAMET, veçanërisht për institutet e reja dhe të vogla Kombëtare të Metrologjisë dhe institutet e lidhura (DI), si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për zhvillimin e metrologjisë dhe infrastrukturës cilësore të të gjitha vendeve anëtare.
Në takimin, i cili u mbajt në formë hibride, u diskutuan të rejat në punën e EURAMET-it, informacione të rëndësishme për programet ekzistuese për fuqizimin e kapaciteteve të infrastrukturës metrologjike, përvoja nga praktika e mëparshme, si dhe platforma e re “e-learning”.
Përfaqësuesit e pranishëm të Institutit Kombëtar të Metrologjisë prezantuan risitë dhe aktivitetet zhvillimore të realizuara në institutet e tyre të metrologjisë, për një periudhë njëvjeçare, që nga takimi i mëparshëm. U prezantua plani i aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve në periudhën e ardhshme, bazuar në nevojat e përcaktuara më parë.
Në këtë takim, Byroja e Metrologjisë u përfaqësua nga Drejtoresha, M.Sc. Merita Mustafai, dhe Menaxherja e Cilësisë, dr. Bianka Mangutova-Stoilkovska.