20 Maji – Dita botërore e metrologjisë
20 Maji – Dita botërore e metrologjisë është event vjetor me të
cilin shënohet ndikimi i matjes në jetët tona të përditshme. Kjo datë është
përzgjedhur në shenjë të firmosjes së Konventës Metrike më 20 Maj të vitit 1875,
që paraqet edhe fillimin e bashkëpunimit zyrtar ndërkombëtar në fushën e
metrologjisë. Kjo marëveshje paraqet bazë për vendosjen e sistemit koherent të
matjes, i cili i përmban shpikjet dhe inovacionet shkencore, prodhimin
industrial dhe tregtinë ndërkombëtare, dhe paraqet bazë për përmirësimin e
cilësisë së jetesës dhe mbrojtje të ambientit global.
Dita ndërkombëtare e metrologjisë e njeh dhe celebron kontributin e të
gjithë njerëzve të cilët punojnë në organizata dhe institute ndërqeveritare dhe
kombëtare të metrologjisë gjatë gjithë vitit.
Tema e
Ditës ndërkombëtare të metrologjisë për vitin 2020 është MATJET PËR TREGTINË
GLOBALE. Kjo temë është përzgjedhur me qëllim që të ngritet ndërgjegjësimi
për rëndësinë e matjeve të sakta dhe roli i tyre në lehtësimin e tregtisë
globale, mundësimin e prodhimeve ti plotësojnë standardet dhe rregullat, të
gjitha me qëllim që të plotësohen pritshmëritë për cilësi të klientit.
Në të gjithë botën, Institutet Nacionale të Metrologjisë në
vazhdimësi e përmirësojnë shkencën e matjes përmes zhvillimit dhe validimit të
teknikave të reja për matje të nivelit të duhur të sofistikimit. Institutet
nacionale të metrologjisë marrin pjesë në komparacione ndërlaboratorike të
koordinuara nga Byrosë Ndërkombëtare të Peshave dhe Masave (BIPM), me qëllim të
sigurojnë saktësi të rezultateve matëse në gjithë botën.
Organizata ndërkombëtare për metrologji ligjore (OIML) në vazhdimësi
zhvillon rekomandime ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim përputhjen e
kërkesave të cilat duhet ti plotësojnë matësit në drejtim të lehtësimit të
tregtisë globale dhe njohje ndërkombëtare qertifikatave si dhe aprovimin e
matësve.
Byroja e metrologjisë është Institucion
kombëtar i metrologjisë, përgjegjëse për kryerjen e punëve të cilat kanë të
bëjnë me mirëmbajtjen e sistemit për njësitë matëse ligjore, zhvillimin,
realizimin e etalonëve matër nacional, sigurimin e kontinuitetit metrologjik të
matjeve, kalibrimin dhe verifikimin e matësve, si dhe një mori detyrash tjera
nga lëmia e metrologjisë.