Menu

20 Maji – Dita botërore e metrologjisë

20/05/2021 by

20 Maji – Dita botërore e metrologjisë është event vjetor me të cilin shënohet ndikimi i matjes në jetët tona të përditshme. Kjo datë është përzgjedhur në shenjë të firmosjes së Konventës Metrike më 20 Maj të vitit 1875, që paraqet edhe fillimin e bashkëpunimit zyrtar ndërkombëtar në fushën e metrologjisë. Kjo marëveshje paraqet bazë për vendosjen e sistemit koherent të matjes, i cili i përmban shpikjet dhe inovacionet shkencore, prodhimin industrial dhe tregtinë ndërkombëtare, dhe paraqet bazë për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe mbrojtje të ambientit global.

Dita ndërkombëtare e metrologjisë e njeh dhe celebron kontributin e të gjithë njerëzve të cilët punojnë në organizata dhe institute ndërqeveritare dhe kombëtare të metrologjisë gjatë gjithë vitit.

Tema e Ditës ndërkombëtare të metrologjisë për vitin 2021 është MATJET PËR SHENDETIN. Kjo temë është përzgjedhur me qëllim që të ngritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e matjeve të sakta dhe roli i tyre në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit, sidomos ne periudhën e fundit të ballafaqimit me Covid 19 në përmasa globale, mundësimin e aparaturave mjekësore ti plotësojnë standardet dhe rregullat për trajtim të sigurt dhe të saktë, të gjitha me qëllim që të plotësohen pritshmëritë për trajtim cilësor të pacientit.

Në të gjithë botën, Institutet Nacionale të Metrologjisë në vazhdimësi e përmirësojnë shkencën e matjes përmes zhvillimit dhe validimit të teknikave të reja për matje të nivelit të duhur të sofistikimit. Institutet nacionale të metrologjisë marrin pjesë në komparacione ndërlaboratorike të koordinuara nga Byroja Ndërkombëtare e Peshave dhe Masave (BIPM), me qëllim të sigurojnë saktësi të rezultateve matëse në gjithë botën.

Organizata ndërkombëtare për metrologji ligjore (OIML) në vazhdimësi zhvillon rekomandime ndërkombëtare, të cilat kanë për qëllim përputhjen e kërkesave të cilat duhet ti plotësojnë matësit në drejtim të lehtësimit të tregtisë globale dhe njohje ndërkombëtare qertifikatave si dhe aprovimin e matësve.

Byroja e metrologjisë është Institucion kombëtar i metrologjisë, përgjegjëse për kryerjen e punëve të cilat kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e sistemit për njësitë matëse ligjore, zhvillimin, realizimin e etalonëve matës nacional, sigurimin e kontinuitetit metrologjik të matjeve, kalibrimin dhe verifikimin e matësve, si dhe një mori detyrash tjera nga lëmia e metrologjisë.

Switch The Language
    Scroll Up

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    63739 street lorem ipsum City, Country

    PHONE

    +12 (0) 345 678 9

    EMAIL

    info@company.com